Ballina Sport Messi: Kjo është superfuqia që do të doja të kisha

Messi: Kjo është superfuqia që do të doja të kisha

47
0

Në një bashkëbisedim me Fabrizio Romano-n për revistën 433, ylli i Argjentinës dhe Inter Miami, Lionel Messi, ka zbuluar se kritikohet shpesh nga tre djemtë e tij dhe se ata e këshillojnë se çfarë duhet të bëjë për të përmirësuar paraqitjet e tij në fushën e lojës.

“Luaj shumë futboll me fëmijët. Gjithçka ka lidhje me futbollin. Ata më kritikojnë kur shikojnë ndeshjet e mia”, ka zbuluar Messi.

I pyetur se cili është sporti i tij i preferuar pas futbollit, Leo ka thënë: “Më pëlqen padeli, basketbolli, tenisi, por më shumë padeli”.

Kampioni i botës ka zbuluar më pas se si e kalon kohën e lirë: “Dëgjoj muzikë në dhomën e zhveshjes, i çaj. Varet nga ora që është ndeshja, por jo shumë”.

Për ushqimin e tij të preferuar: “Më pëlqen shumë akullorja. Më pëlqejnë shumë ëmbëlsirat”.

Në fund, i pyetur se çfarë superfuqie do të donte të kishte, Messi ka thënë: “Të isha i padukshëm”.