Ballina Kronika Plagosi me thikë 21-vjeçarin, përfundon në prangat e policisë autori

Plagosi me thikë 21-vjeçarin, përfundon në prangat e policisë autori

52
0

Policia ka arrestuar një 29-vjeçar i cili ditën e djeshme plagosi me thikë një 21-vjeçar. Gjithashtu policia bën të ditur se i riu aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjithashtu materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Kodra e Shtufit”, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin L. Dh., 29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. H., 21 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Shtufit”, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.