Ballina Kosovë Sveçla reagon ashpër pas arrestimeve për fajde e drogë – ka një...

Sveçla reagon ashpër pas arrestimeve për fajde e drogë – ka një mesazh të fuqishëm!

30
0

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar policinë për arrestimin e tre personave për fajde, 10 të tjerëve për narkotikë dhe konfiskimin e mbi 110 kilogramëve drogë, të realizuara gjatë javës që mbetet pas.

Përgëzoj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm në luftimin e krimit të organizuar dhe çdo lloj krimi tjetër”, shkroi ai në Facebook.

Sveçla tha se nuk ka më mbështetje politike për grupet mafioze.

Siguria e qytetarëve tanë dhe e vendit tonë mbetet qëllim kryesor dhe në këtë drejtim, asnjëherë nuk do të mungojë mbështetja jonë si qeveri që ky qëllim të jetësohet për çdo ditë”, shtoi ministri.