Ballina Rajoni E rëndë/ Një zjarrfikës humb jetën gjatë detyrës, nis hetimi për rrethanat...

E rëndë/ Një zjarrfikës humb jetën gjatë detyrës, nis hetimi për rrethanat e vdekjes

140
0

Një zjarrfikës vdiq në Selanik gjatë një operacioni zjarrfikës të dielën.

Sipas zjarrfikësve, teksa po punonte së bashku me kolegët e tij për shuarjen e zjarrit në një zonë pyjore, në zonën Karteres të bashkisë Lagada, 55-vjeçari është ndjerë keq dhe është dërguar në spitali, ku dhe është shpallur i vdekur.

Për rrethanat dhe shkaqet që i shkaktuan vdekjen do të kryhen hetime paraprake dhe ekspertizë administrative, shkruajnë mediat fqinje.