Ballina Rajoni Analisti serb: Pas marsit, Trump do merret me marrëveshjen për Kosovën

Analisti serb: Pas marsit, Trump do merret me marrëveshjen për Kosovën

24
0

Dushan Janiç, eksperti i dialogut Kosovë-Serbi analizoi se si do të ndikojë ardhja në pushtet e Donald Trump në Ballkan e kryesisht në dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij ndryshimet e para pritet të vihen re që në mars të 2025.

“Pas muajit mars do të kemi dy gjëra. E para insistimi për marrëveshjen dhe e dyta miratimin në Kongres i planit të Grenwell dhe Donald Trump, që çon përpara çështjen e komunikimit ekonomik dhe bashkëpunimit ekonomik”,- tha analisti Janiç i ftuar në “Balkan Talks”.

I pyetur nëse tashmë do të ketë dy platforma një amerikane dhe një europiane sa i takon dialogut Kosovë-Serbi, Janiç tha:

“Është diçka që opinioni publik në Serbi nuk e ka kuptuar. Marrëveshja e Washingtonit e çonte statusin përpara, nëse lexohet marrëveshja e shkruar. Ndërsa sa i takon planit Franko-gjerman të pranuar në Bruksel, nuk është i qartë si plan.

Dialogu ka gjasa të vazhdojë sipas modelit europian me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara dhe nuk duhet lejuar që Rusia të kthehet në Ballkan.

Personalisht pres disa ndryshime nga Donald Trump, pasi qasje të liderëve si ai pritet të jenë më të fokusuara te ekonomia se te qasja politike”.