Ballina Kuriozitete Fenomen i rrallë në Arabinë Saudite, shkretëtira “vishet me të bardha”

Fenomen i rrallë në Arabinë Saudite, shkretëtira “vishet me të bardha”

33
0

Një fenomen i rrallë i motit ka goditur Arabinë Saudite ditët e fundit, pasi rrethi Al-Jawf në veri të vendit është “veshur në të bardha” për shkak të reshjeve të borës.

Në fakt, ekspertët dhe vendasit raportuan se malet zakonisht të thata të kësaj zone janë mbuluar me borë për herë të parë, pas stuhive që përfshinë zonën që prej të mërkurës së kaluar.

Ky ndryshim dramatik i motit për Arabinë Saudite ka bërë që peizazhi i rajonit mezi të njihet, me lumenj dhe përrenj – zakonisht të thatë – që rrjedhin përsëri. Stuhitë e forta, erërat dhe breshri parashikohet të vazhdojnë, duke shkaktuar potencialisht vonesa në udhëtime, shikueshmëri të dobët dhe ndërprerje të mëtejshme të jetës së përditshme.