Ballina Lifestyle Pas betejës me kancerin, Kate Middleton shfaqet e mrekullueshme krah Princit William

Pas betejës me kancerin, Kate Middleton shfaqet e mrekullueshme krah Princit William

23
0

Princesha Kate Middleton është parë e shëndetshme dhe e buzëqeshur krahë bashkëshortit të saj, Princi william.

Festivali i Kujtesës në Royal Albert Hall ishte shfaqja e parë publike e Princeshës Kate pas disa muajsh pasi ajo u diagnostikua me një formë të pazbuluar të kancerit.

Përpara se të hynte në vendin për të nderuar ushtarakët, Princesha e Uellsit, u shfaq rrezatuese dhe e shëndetshme, teksa ecte duke mbajtur dorën në shpinën e bashkëshortit. Disa herë gjatë ceremonisë, çifti mbretëror u pa duke parë dhe duke pëshpëritur me njëri-tjetrin.

Një ekspert i gjuhës së trupit zbuloi se Princi dhe Princesha e Uellsit “nuk mund t’i mbajnë duart larg njëri-tjetrit”, pasi u panë shpesh duke prekur kurrizin e njëri-tjetrit.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Princi Ëilliam e përshkroi këtë vit si “më të vështirë” të jetës së tij, duke theksuar se sa krenar ishte për babanë dhe gruan e tij për guximin dhe dinjitetin e tyre mes problemeve të tyre shëndetësore.