Ballina Politika “Gjykata as e drejtë e as e paanshme”, shpërthen Ylli Manjani: Sistemi...

“Gjykata as e drejtë e as e paanshme”, shpërthen Ylli Manjani: Sistemi i drejtësisë sot si në kohën e Enver Hoxhës

76
0

Avokati Ylli Manjani ka reaguar me një postim në Facebook për situatën e rëndë në të cilën ndodhet sistemi i drejtësisë.
“Kushdo që mban mend kohën e Enver Hoxhës, e di shumë mirë se si gjykatat e asaj kohe kishin të njëjtën pranueshmëri të kërkesave të prokurorëve si sot”, shkruan Manjani.

Postimi i plotë i Manjanit:

Në princip, si dhe referuar çdo llogike normale të njohur deri më sot, kur gjykata pranon 100% (ose afërsisht 100%) ato që kërkon prokurori drejtësia nuk ekziston.
Pranueshmëria e lartë në vlera të tilla e atyre që kërkojnë prokurorët është treguesi, në fakt prova fatale, që gjykata nuk është as e drejtë e as e paanshme.

Këto tregues janë prova që shteti është represiv.
Kushdo që mban mend kohën e Enver Hoxhës, e di shumë mirë se si gjykatat e asaj kohe kishin të njëjtën pranueshmëri të kërkesave të prokurorëve si sot.

Nëse ky realitet nuk mjafton për të vënë alarmin, si dhe për të marrë masa që të vendoset gjykata e paanshme në sistem, prisni t’u trakasë polici te dera.
Krijimi i gjykatës së pavarur dhe mbi palët është thelbi i një reforme reale që mungon.
Ka edhe të tjera gjëra, por kjo është e para detyrë.