Ballina Kosovë Po ecnin në rrugë, 59-vjeçari godet me thikë dy vajza dhe dy...

Po ecnin në rrugë, 59-vjeçari godet me thikë dy vajza dhe dy djem duke i lënë të plagosur

30
0

Katër persona u plagosën me thikë në Ferizaj, Kosovë. Ngjarje e ndodhur një natë më parë. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë u arrestua një 59-vjeçar.

59-vjeçari goditi me thikë katër kalimtarë të rastit, dy vajza dhe dy djem të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore, të vajzës 10-vjeçare që është një nga katër të plagosurit në sulmin e të hënës me thikë në Ferizaj.

Vitia ka thënë se falë ndërhyrjes së mjekëve është shpëtuar jeta e vajzës.

Gjithashtu  nga sulmi tha ai, – dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Vitia ka thënë se një nga personat është duke u trajtuar,  ndërsa nuk ka përjashtuar mundësinë që të duhet t’i nënshtrohet operimit edhe ai.