Ballina Opinion Z. President Donald Trump, hidhni sytë edhe nga Shqipëria!

Z. President Donald Trump, hidhni sytë edhe nga Shqipëria!

37
0

Nga Skënder Sadri KAPITI

Z.president i SHBA-ve, Donald Trump, Ju  urojmë fitoren dhe është besimi dhe shpresa se Ju do të bëni më të mirën për Amerikën e cila të votoi e të zgjodhi përsëri President. Fitorja juaj është shpresa se do të bëni më të mirën edhe për demokracinë,sigurinë dhe paqen globale për një botë më të sigurtë dhe pa konflikte e luftra. Populli i mrekullueshëm amerikan, mik i shqiptarëve, gjithnjë dhe në momente kritike vendore dhe botërore, vota dhe demokracia amerikane zgjedhin politikën dhe lidershipin,liderin,burrështetasin dhe politikën më të duhur.Këtë bën amerikanët edhe tani me zgjedhjen e Presidentit Donald Trump.

President hidhi sytë edhe këtej nga Shqipëria, ndihmoni shqiptarët që të shpëtojnë nga kthetrat e krimit, hajdutësisë dhe të korrupsionit. Shqipëria është nën sundimi e diktaturës së korrupsionit, sistem i cili ka instaluar antivlerat, amoralitetin, antiligjin, antishtetin,arrogancën dhe papërgjegjshmërinë institucionale, antidemokracinë dhe hajdutokracinë.

Presdenti Trump dhe SHBA, ndihmoni shqiptarët që të shpëtojnë nga kjo mbrapështi dhe mizerje e politikës shqiptare, ndihmoni shqiptarët që të dalin nga ky terr pseudodemokratik, ndihmoni shqiptarët që të shpëtojnë nga kjo “elite” apo establishmet politik zullumqar, hajnije  dhe e kriminlizuar.

Por SHBA dhe Trump që të ndihmojnë shqiptarët dhe Shqipërinë, këtë duhet ta kërkojnë shqiptarët.Shqiptarët nuk duhet vetëm që të ankohen e të justifikohen me “mosdije”, as me indiferentizëm dhe as me paguximshmërinë e përballjes me të vërtetat dhe nuk duhet te pajtohen as me ligësitë e pushtetit, por duhet të duken dhe të lëvizin.

Shqiptarët duhet të ndahen nga e kaluara. shqiptarët askujt në botë nuk u kanë bërë keq, përvecse vetes së tyre.

Shqiptarët duhet të lëvizin drejt të vërtetës dhe më të mirës, drejt ndryshimit për nga më e mira për interesin e vet dhe të kombit shqiptar.Dhe në këtë rrugëtim të vështirë për Shqipërinë, vështirësi e cila ka për autorësi politikën shqiptare,dhe për ndryshimin e gjëndjes shpresa është te mbështetja vendimtare e SHBA-ve dhe e Presidentit Donald Trump.