Ballina Politika Komisioni Hetimor për Sterilizimin/ PD kërkesë për të dëshmuar Rama dhe Vilma...

Komisioni Hetimor për Sterilizimin/ PD kërkesë për të dëshmuar Rama dhe Vilma Nushi: Biznesmenja përfitoi…(Dokumenti)

71
0

Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin kanë paraqitur dokumentin ku kërkojnë që të dëshmojnë kryeministri Edi Rama dhe biznesmenja Vilma Nushi, kërkesa e cila deri më tani është refuzuar nga mazhoranca.

PD kërkon që Rama të dëshmojë këtë të mërkurë cilësinë e Kryeministrit, i cili ka firmosur VKM-në për dhënien me konçension të këtyre shërbime. Deputetët e opozitës kërkojnë paraqitjen e znj. Vilma Nushi e cila është përfituese indirekte dhe direkte 1.5 mln Eurove nga dividenti.

“Komisioni është i detyruar që të thërrasë për të dëshmuar para tij, jo vetëm Z. Edi Rama por të gjithë personat për të cilët anëtarët e opozitës, si inicues të këtij Komisioni, kanë kërkuar që të paraqiten e të dëshmojnë”, thuhet në dokumentet e publikuara.