Ballina Politika Ndaje mendjen Sali: Delina me Sorosin, Palmeri se e shave nga gruaja...

Ndaje mendjen Sali: Delina me Sorosin, Palmeri se e shave nga gruaja serbe, apo McGonigali?

88
0
Nga Indrit Vokshi 
Ku është Delina Fico?
Për dy vjet na u tha se nongratan e vuri Delina Fico, ish gruaja e Ramës. Tani vetë Sali Berisha, te Erla, paska pranuar se nongratan ia ka vënë qeveria Trump 2016-2020 (pra jo Sorosi), por autori i nongrata ishte Mathew Palmer, pasi ky i ka thënë Palmerit “ke gruan serbe” – prapë jo Sorosi, Palmeri; për një fjalë goje dmth, Palmeri i ka vënë nongrata, se pa dyshim, qeveria amerikane është lokali i Palmerit, ai bën çtë dojë në lokalin e vet! Harrojnë të thonë se Palmeri i paralajmëroi mos digjni mandatet e bashkitë se do ju sanksionojmë, pasi është veprim kundër interesave amerikane në Ballkan.
Nja 3 muaj pastaj, na u tha se nongratan e vuri McGonigali, pasi u pagua nga Rama. Tani, ndajeni mendjen: E ka vënë Delina me Sorosin, e ka vënë Palmeri prej gruas serbe, apo McGonigali i paguar nga Rama? Si mund t’i manipulojnë njerëzit kaq pa mëshirë?/marrë nga fcb