Nga Mark Brunga
Më 13 korrik 2015, është ndarë nga jeta, në moshën 81-vjeçare në qytetin e Durrësit, Besnik Alibali, një nga figurat e shquara të ushtrisë shqiptare, veprimtar i shoqërisë civile, autor librash, pedagog. Personalitet që deri ditën e fundit të jetës u muar me punë krijuese duke dhënë një shëmbull përkushtimi ndaj kujdesit për njerëzit dhe deri mbarevajtjen e punëve shtetërore. Ndonëse i sëmurë, një javë para vdekjes, ai më mori në telefon dhe u interesua për të botuar një material interesant mbi projektin e një Durrësi modern dhe tradicional njëkohësisht. Kjo pasi ai kishte shkruar edhe për projekte që lidhen me lashtësinë dhe detin, si pasuri kombetare dhe atraksion turistik në të ardhmen: “Në Antikitet ne shqiptaret kemi prodhuar anije luftarake dhe qendra e kantierit ka qenë në veri të Bishtit të Pallës. Një kantier në Durrës që prodhonte anije deri në 500 tonë u shkatërrua pas viteve 1990. Le të ngremë një kantier, jo për anije të mëdha, por për anije të vogla turistike, jahte moderne, dhe te ringjallim traditat e kantierit detar”, theksonte ai me përkushtim ndaj kësaj ideje.
Oficeri antiminë
Me një jetë të dëndur për nga aktiviteti shumëplanësh njerëzor e intelektual, ai është dalluar vecanërisht në çminimet e rajoneve të ndryshme të vëndit. Veprimtari humane që arriti pikën kulmuese në vitet 97 për veprimtarinë antiminë, për gjetjen, grumbullimin dhe asgjësimin e tyre. Pas një jete aktive të mëparëshme si ushatarak potencial. Po në se në vitet e rinisë ai ishte thjeshtë një ushtarak i talentuar që zbatonte detyrat për mbrojtjen e kufijve përherë të kërcënuara të atdheut, në vitet e zeza të anarkisë qytetare, koloneli pensionist u rimobilizua shpirtërisht dhe qe një luftëtar aktiv në propogandën dhe punen konkrete antiminë, për shkak kërkesës së ndergjegjes së tije për ti sherbyer njerezve duke u mbrojtur jetën dhe duke i ndergjegjesuar ata për rrezikun kërcënues të minave. Duke i çminuar praktikisht nga arsenalet e shumta të armëve dhe minave që ndodheshin realisht në terren e deri në banesa, por duke i çminuar edhe psikologjikisht, me aftësinë e një oratori të rrallë e praktik që kërkon të çmobilizojë shpirtërish edhe nga egersia që buron në një shoqëri, kur ajo është shumë e militarizuar dhe e fragmnentuar në kontradita të ashpëra në periudha të vecanta të historis së sajë. Në cilësinë e Kryetarit të Komitetit Shqiptar të Miqve Antiminë, Koloneli në rezervë Alibali, në atë periudhë do tu drejtohej banorëve të vëndit me thirrje që të rrinin larg lëndëve ushtarake të panjohura dhe minave e municioneve. Krahas tyre ai fokusohej vecanërisht në propogandimin e luftës së domosdoshme kundër minave të të gjitha llojeve dhe formave që s’duheshin prekur, pasi janë shkatëruese dhe vdekje prurëse. Ai porosiste që në emer të jetës për fëmijët dhe të ardhmen të mbaheshin larg duart nga lëndët ushtarake të panjohura, pasi çdo lëndë e panjohur në përdorim ushtarak me abalazhe të ndryshme mund të jetë helmuese ose radioaktive që mund të shkatonin vdekje të menjëherëshme. Në fletë volantet e emetuara dhe të shpërndara nga Komiteti i Miqve Antiminë i drejtuar prej tijë, ai porosiste si profesionist i vjetër me përvojë për gjëra praktike të evitimit të fatkeqësive që mund të shkaktoheshin…
Fragmente nga kujtimet
“Përpara meje qëndron një minë. Zemra filloi të më rrihte me forcë…Unë dëgjoja rrahjet e zemres sime. U mbulova me djersë dhe menjëherë përfytyrova ngjyrën e zbehtë që duhej të më kishte mbuluar faqet dhe ballin e djersitur…Me mollëzat e gishtërinjëve largoja dheun e shkrifët, të mbërthyer në rrenjet e barit. Kisha përpara meje historinë e luftërave, të konflikteve, të dhunës…Kjo ishte ajo… që më kishte mberthyer dhe ecte drejt pleqëris sime…Ajo, e ndryshkur, ndersa unë i rrudhosur. Dy armiq për jetë a vdekje që ecnim ashtu, me karshillëk, në krah të njëri- tjetrit! Nuk mund të llogaritet se sa herë në letra, në mëndje, në biseda, kam përmenedur këtë fjalë…Mina! Ndofta milionat janë pak. Ja u zbeha. Vazhdoja të hiqja dheun anash. Cfarë fshihej aty?… Një kurth! Vetë mina është një kurth dhe rrotull sajë fshihen kurthe të tjerë. Djallëzia njerëzore e dikurëshme, këtu është “ konservuar ”në mënyrë të përsosur”.
Bomba 100 kilogrameshe ose beteja me vdekjen
Bashkim Alibali ka shkruar shume në prozë, por ka shkruar shumë edhe poezi. Por edhe kur shkruan në prozë, ai e paraqet atë me një tis të hollë poezie mes vargjeve. Edhe kur përshkruan rrezikun e vdekjes. Mbase ky talent i fshehur nën etiken e ftohtë të oficerit ka qënë një lloj limfe e ngrohtë shpirtërore që i ka dhënë shtysë përpara për të kapërcyer situatat e vështira në jetë, para minave që ka ditur ti mposhtë, por edhe para minave shpirtërore të vendosura nga kolegët e vet kur, në jetën e tijë filluan të fryjnë erërat e persekutimit dhe e spostuan nga shtabet madhore në periferi drejt Durrësit. Kjo histori pas spastrimeve filluan në ushtri në vitet 70. Por që i dha kuraje për të mbijetuar dhe për ta ruajtur të freskët gjelbërimin shpirtëror, dashurinë njerëzore…Në kujtimet e veta, të përmbledhura në “TESTAMENTI I NJE XHENJERI” ai sjell pikërisht një episod të rëndë por të ambalazhuar poetikisht. Në një prozë të shkëlqyer poetiko –historike: “ …rastësisht u gjet një bomë aviacioni e Luftës së Dytë Botërore, rreth 100 kg, u ngarkova që ta heq atë…Bomba “e heshtur” kishte filluar “të qante”. Nepërmjet filetos së ndezësit të saj kishte filluar të dilte një jargë e verdhë që pothuajse kish lyer një pjesë të trupit të sajë të ftohtë. Koha kishte vepruar mbi eksplozivin. Ajo po skadonte. Jarga e nxjerrë nga bomba nuk ishte gjë tjetër përve çse Nitroglicerina e shkëputur nga elementët e tjerë kimik të përbërjes së tritolit si mbushës i bombës. E kjo Nitroglicerinë është jashtëzakonisht e rrezikëshme sepse ajo është shumë e ndjeshme nga faktorët e jashtëm…Thonë se Nitroglicerina mund të pëlcasë edhe në se ajo ngacmohet nga prekja e mizave. Bomba ndodhej shumë pranë një qëndre të banuar. Mua më ra shorti për ta hequr atë…”. Pas ketij përshkrimi autori tregon se si për të mos rrezikuar banorët bomba e rrezikëshme u transportua me shumë gjatë freskut të natës, ku çdo centimeter rrugë mund të ishte edhe distance e fundit e jetës së xhenjerit. Bomba u transportua në një distancë 5 km larg vëndit ku u gjet dhe u asgjësua në një grykëderdhje lumi…Memoriale të rralla mund ti quajmë këto fragmente ngjarjesh historiko – tragjike që kolonel Alibali i ndjere na i ka përcjellë në forme deri diku poetike!
Statistike për minat në Shqipëri
Kolonel Alibali shkruante në doracakun shumë përdorimësh “ Të veprohet kundër minave dhe UXO-ve”, se në mars të vitit 1999, gjendja e minave ishte duke u bazuar në shpërndarjen e municioneve sipas frymës së popullsisë: 1.5 milion mina dhe eksploziv, 3.5 milion mina dhe granata, 1 milion predha. Ndersa për tarshëgiminë e minave të vendosura nga ushtritë e huaja gjatë luftës së parë dhe të dytë botërore, ai permend minimet e ushtrive austriake-hungareze në Kavajë. Ndërsa për Durrësin ai shkruan se në një front prej 20 km ka pasur ne fushat e minuara rreth 200 000 mina antitank dhe 20 000 mina kundër këmbësorisë. Aksioni për heqjen e minave ka vazhduar 20 vite. Në këtë fushatë morën pjesë specialistë italianë, gjermanë, francezë dhe rusë, disa prej të cilëve dhanë edhe jetën. Edhe flota Anglo-Amerikane mori pjesë në çminimin e brezit ujor. Duke i u referuar këtyre statistikave të frikëshme për jetet njerëzore, që na sjell kolonel Alibali, rritet natyrshëm edhe konsiderata dhe mirenjohja ndaj jetes së ketij personalitetit, për kontributin e dhënë në pastrimin e territoreve te rrezikëshme të vendit dhe ruajtjen e jetëve njerëzore, kontribut që ka vazhdimesi edhe në vitet e 80- ta të jetës së tijë aktive. Koloneli kishte para ndarjes nga jeta, sikurse thoshte, në proçes botimi edhe 6 libra që u përkasin fushave të ndryshme, duke përfshirë minat, të ardhmen e Durresit si qytet i perëndive me projekt ide mbi zhvillimin dhe promovimin turistik të tijë si dhe libra ne prozë e poezi. Po në të gjitha linjat e krijimtarisë së tijë poezia mbetet element i pranishëm.
Jeta e Besnik Alibalit
Besnik Alibali ka lindur më 4 tetor 1934. Ka pasur poste drejtuese dhe komanduese në repartet xheniere të Ushtrisë Popullore. Ka marrë pjesë në operacione të ndryshme çminimi. Është i dekoruar nga Presidenti i Republikës me Medaljen e Artë “Për merita të veçanta civile”. Ka punuar si pedagog në Akademinë Ushtarake. Kolonel në rezervë. Themelues dhe kryetar i Komitetit Shqiptar të Miqve Antiminë me seli në Durrës (anëtar i ICBL-së: The International Campaign to Ban Landmines – Fushata Ndërkombëtare për Ndalimin e Minave), Çmimi Nobel për Paqe, 1997). Autor i 21 librave të botuar në prozë, dramaturgji, ese, si dhe botime shkencore në fushën e sociologjisë urbane edhe atë të sigurisë njerëzore. Duke lënë në dorëshkrim edhe disa vepra të tjera. Anëtar Nderi i Shoqatës së Ushtarakëve Xhenierë në Pension. Rotarian.