Nga Ardit Faja
Te gjitheve na rrembejne nganjehere ngjarje te cilat na kthehen ne kujtime, e qe pas tyre, perhumbim ne to. Shijaku, mbase do te mbesi perjetesisht, Qyteti tek i cili, pothuajse te gjitheve na kane ndodhur shpesh-here te degjojme e te flitet per te nga te tjeret, me shume, shume dashuri dhe respekt po-ashtu edhe per shijaksit, banoret e tij.
Eterit tane, gjyshet, gjysherit, por dhe ne vete, kane jetuar “perjetesisht”( fjale e huazuar kjo nga nje mik), ne kohe te vjetra por dhe te reja, kane bere miqesi e “shkesi” familje me familje, e fis me fis, dhe gjithnje kane ndertuar marrdhenie te shkelqyera.
Ne kete qytet, kane gjetur strehe te ngrohte dhe ambjent miqesor edhe te tjere banore, te ardhur nga vise te tjera, te cileve u ka pelqyer vendi, dhe jane vendosur ketu. Ata, tashme jane ngjizur aq natyrshem me Shijakun tone, saqe njihen si Shijakas, si bashkeqytetare tane. Pasneser, ketu ne qytet perkujtohet 80 vjetori i dates se Clirimit nga pushtuesi i huaj, nga epoka e luftes per LIRI, pamvaresisht se jo vetem Shijaku por, dhe i gjithe vendi, shpejt perjetoi nje nga sistemet diktatoriale me te eger, e c’njerzor te Europes Lindore. Personazhe, nganjehere ” malinj” per interesat e tyre personale, ia shnderruan faqen duke e kthyer nga nje Qytet me Histori, ne nje “kryeqender” per sherbime bujqesore apo blegtorale. Fatkeqesisht, kjo periudhe duhet te kete zgjatur shume, dhe jeta e familjeve ne Shijak ishte bere shume e veshtire.
Te gjithe i kujtojme pamundesine ekonomike per te blere nje pale pantollona doku, apo nje golf, apo edhe thjesht te pije nje kafe dhe te beje nje bisede te lire, qofte pse jo dhe politike ! Teksa po e shkruaj kete kronike- meditative mbi qytetin, si gjithmone, ai duket i bukur, mrekullisht i bukur edhe pse po bie nje shi vjeshte, i cili duket sikur e rinon qytetin! Por Shijaku miq, ka lene shenje pozitive ne tere histori-berjen ekombit tone. Burrat e mencur, trima, te penes, e diturise, te pushkes e trima sa here qe “binin kembanat” e luftes, ishin gjithnje te gatshem, ashtu sikurse me vone nxorri nga gjiri i tij kuadro te degjuar ne te gjitha fushat e jetes, si ne Art, Kulture, Sport, Arsim,e te tjera.
Por ky qytet njohu dhe Ndertim e Rindertim! ndertime biznesesh te fuqishem, ashtu sikurse dhe sakrifica per te mbijetuar me dinjitet ne keto kohe, nxenes me rezultate te shkelqyera qe na bejne krenar, ketu apo dhe ne emigracion nga familjet shijakase, te cilat gjithmone e mbajne prane zemres Shijakun, me te cilin i lidhin kujtimet e nje Jete!
Shijaku, do te mbetet perjetesisht dhe emri i tij i mire do te kujtohet ne jete te jeteve!