Ballina Kronika Aksident në qendër të Elbasanit, makina përplas këmbësorin

Aksident në qendër të Elbasanit, makina përplas këmbësorin

53
0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qendër të qytetit të Elbasanit, pranë degës së Tatim Taksave.

Makina përplasi këmbësorin i cili është dërguar në spital.

Burime nga spitali i Elbasanit bëjnë me dije se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërkohë që po punohet për rrethanat e aksidentit.