Ballina Aktualitet Bashkia Shijak vazhdon të jetë model, 101 vendimet e para të legalizimeve...

Bashkia Shijak vazhdon të jetë model, 101 vendimet e para të legalizimeve për familjet që kanë aplikuar në Shijak

104
0

101 vendimet e para të legalizimeve për familjet që kanë aplikuar në Shijak.

Në faqen zyrtare të ASHK janë publikuar emrat e 101 përfituesve të vendimit për legalizimin e ndërtimit pa leje, për banorët e Bashkisë Shijak.

Kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana është shprehur:
“Inkurajojmë të ecim me hapat dhe motivimin e Kryeministrit Rama, që të vazhdohet puna me ritme sa më të shpejta. Të arrijmë synimin tonë, ku për çdo familje që ka plotësuar dosjen bashkia Shijak, të përfundojnë sa më shpejt duke përfituar certifikatën e pronësisë.

Përshpejtimi dhe monitorimi i procesit të legalizimit është prioritet i qeverisjes qendrore dhe asaj lokale.

Banorët aplikues të kontrollojnë listën duke klikuar në linkun më poshtë.

Vetëm pas 30 ditësh nga data e emetimit të vendimit, të cilin e tërhiqni pranë Drejtorisë Vendore ASHK Durrës, ju mund të aplikoni për regjistrimin e tij si dhe për pajisjen me certifikatën e pronësisë, kartelën e pasurisë dhe fragmentin e hartës kadastrale nëpërmjet portalit e-albania.

https://www.ashk.gov.al/2024/11/13/vendime-legalizimi-per-bashkine-shijak/