Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka përjashtuar nga partia Demokracia e Re, ish-kryeministrin konservator, Antonis Samaras.
Ky veprim i tij vjen pas një interviste të ish-liderit të Demokracisë së Re në gazetën To Vima, ku Samaras kritikoi ashpër – për të disatën herë – kryeministrin Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm grek, Georgios Gerapetritis.
Samaras shprehej se tekstualisht se “Zoti Mitsotakis si dhe presidenti qipriot, z. Christodoulidis po flirtonin me Erdoganin dhe Ramën”.