Ballina Lifestyle Rihanna ngre temperaturat me të brendshme dantelle të verdha për ‘Savage X...

Rihanna ngre temperaturat me të brendshme dantelle të verdha për ‘Savage X Fenty’

22
0

Rihanna ka tërhequr vëmendjen me një postim të nxehtë në Instagram, ku tregon një pamje nga prapaskenat e xhirimeve të fundit për markën e saj ‘Savage X Fenty’.

Këngëtarja 36-vjeçare u shfaq me një set të brendshmesh dantelle të verdha nga koleksioni Lavish Lace, që përfshinte sytjena seksi dhe tanga, çorape të tejdukshme dhe doreza deri në krahë.

Rihanna pozoi në një piano të mbështjellë me pëlhurë dantelle, duke i lënë fansat me pamje të nxehta të stilit të saj, shkruan DailyMail.

Marka e saj ‘Savage X Fenty’, është zgjeruar që nga lançimi në 2018, duke ofruar gjithashtu pizhame.

Edhe pse Rihanna dha dorëheqjen si CEO në vitin 2023, ajo vazhdon të jetë një nga udhëheqësit kryesorë të kompanisë.