Ballina Politika Shpërthen ish-deputeti PD për çlirimin e Tiranës: Një komunist i mirë, është...

Shpërthen ish-deputeti PD për çlirimin e Tiranës: Një komunist i mirë, është një komunist i vdekur!

76
0

Ridvan Peshkëpia, ish-deputet dhe ish-themelues i PD-së 34 vjet më parë. Më pas kaloi në Partinë Aleanca Demokratike të Neritan Cekës. Prej kohësh i tërhequr nga politika jep mësim si profesor universiteti në Kosovë.

Mesazhi që jep Peshkëpia për çlirimin e Tiranës është një horror i vërtetë. Ai shkruan se 17 nëntori nuk ishte çlirim por një ekzekutim në masë i parisë intelektuale. Por shkon edhe më tej, kur i bën të gjithë komunistët si vrasës dhe lëshon kumtin: Një komunist i mirë, është një komunist i vdekur”.

Postimi i plotë

NJË REKUJEM PËR 17 NËNTORIN

70 vjet më parë, një tufë bandash egërsirash, kriminelë të lindur që i joshte gjaku dhe pushteti, ranë në Tiranë dhe fillyan ekzekutimet masive të parisë shqiptare. Ky ishte preludi i njërit nga regjimet më gjakatare që ka parë historia e njerëzimit. Dështimi tragjik i atij sistemi politik do kishte turpëruar cilindo që edhe në mënyrë periferike do kishte pasur sado pak gisht në atë që ndodhi. Por jo komunistët shqiptarë dhe pinjollët e tyre. Sot, në media apo rrjete sociale do gjeni vetëm festimet e tyre, çka janë vallëzimet e tyre mbi gjakun e viktimave të tyre. Nuk thonë kot, një komunist i mirë është vetëm një komunist i vdekur.

Kjo ditë duhet të shërbejë për ne si një kuntesë e përherëshme për tragjedinë shqiptare të importuar nga Jugosllavia dhe të zbatuar nga kriminelët e kuq të bandave partizane. Një derr mbetet derr edhe po ta lyesh me buzëkuq dhe një partizan mbetet një kriminel edhe po ta shpallësh hero.