Ballina Kulturë Atdhetari Ymer Berisha kontribues i madh i arsimit shqip, dhe luftëtar deri...

Atdhetari Ymer Berisha kontribues i madh i arsimit shqip, dhe luftëtar deri në përjetësi për çlirimin e atdheut nga pushtuesi serbosllav

19
0

Nga Sami Arifi 

Atdhetari, Ymer Berisha u lind në fshatin Gjurgjevik të Lapushës në vitin 1912, ai në moshën 12-të vjeçare me babain e tij u vendosën në Krumë të Hasit, pastaj në Fushë Krujë. Ymeri nën përkujdesjen e babait të tij, Shabanit, dhe nën përkujdesjen e Sadik Ramës, kreu shkollën Normale në Elbasan, për t’i vazhduar studimet univeritare në Romë të Italisë, ku kreu akademin ushtarake. Atdhetari, Ymer Berisha punoi në shumë vende shqiptare si: Në Krujë, Tropoj, Peshkopi, Zercan, Shkodër, Lushnjë, Fier, Berat e të tjera.

Kur Italia okupojë Shqipërinë, më 07 prill 1939, Ymeri me axhën e vet Sejdiun kaloi në Kosovë, ai në vitin 1941 ishte ndër mësimdhënësit e parë të Normales „Sami Frashëri“ në Prishtinë. Ymer Berisha ishte kryetar i Organizatës „Besa Kombëtare“, në kuadër të së cilës u formuan çetat e armatosura. Pas okupimit të Kosovës nga pushtuesi serbo-sllav atdhetari Ymer Berisha vazhdon aktivitetin e tij kombëtar në ilegalitet, i cili mori pjesë në „Kuvendin e Palluzhës“, më 16 janar të vitit 1945, ku bëhet anëtar i „Shtabit Suprem të Forcave Ushtarake të Lëvizjes“ nën komandën e Shaban Palluzhës.

Përfaqësimi i misionarëve anglez në Tiranë ishte nga Z. Hadson, Ymeri ishte angazhuar në bisedime me këta misionar, ai pas kthimit nga Mirdita u takua me Pashk Bibën dhe me Sadik Ukën të cilët i informojë për përmbajtjen e bisedimeve me Misionin anglez në Tiranë, si dhe me ambasadën amerikane në Stamboll. Atdhetari Ymer Berisha i informoi edhe se ishte zgjedhur përfaqësues i kryengritjeve dhe se do të merrnin pjesë në „Kuvendin e Mirditës“ në shtator. Ymeri mori pjesë në Kuvendin e Skënderajt dhe të Dobërdolit (Llapushë) , i cili u mbajt në Grykën e Garaçevës dhe Luginën mbi Llapçevë, ku formohet organizata politike „Besa Kombëtare“, Ymeri së bashku me Muharrem Bajraktarin dhe Pashk Bibën marrin pjesë në bisedimet në Malet e Pashtrikut.

Atdhetari, Ymer Berisha nga Malet e Dardanisë Ilire e informoi, më 22 tetor të vitit 1945, përfaqësuesin e Misionit anglez, z. Hadson për masakrën e Tivarit.

Atdhetari Ymer Berisha bie në tradhti nga shqipfolës, më 11 korrik të vitit 1946, në Heriç të Gjakovës.Lavdi madhështorit Ymer Berishës dhe të gjithë atyre që ranë në përjetësi për lirinë e atdheut!…