Ballina Aktualitet Protesta e opozitës/ Demonstruesit mbajnë një minutë heshtje për 14-vjeçarin që u...

Protesta e opozitës/ Demonstruesit mbajnë një minutë heshtje për 14-vjeçarin që u vra me thikë nga bashkëmoshatari

86
0

Një minutë heshtje është mbajtur nga proteusit e opozitës, para nisjes së tubimit, në respekt të Martin Canit 14-vjeçarit që u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij një ditë më parë (18 nëntor).

Opozita dhe pensionistët protestojnë sot kundër buxhetit prej 8 miliardë eurosh. Por në momentin kur buxheti do të miratohet nen për nen, opozita do të depozitojë disa amendamente, që sipas tyre u vijnë në ndihmë qytetarëve.

Lideri demokrat, Sali Berisha, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të pengojnë miratimin e këtij akti, që e quan “buxheti i vjedhjeve”.