Ballina Politika Begaj nesër nis konsultimet për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare

Begaj nesër nis konsultimet për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare

24
0

Presidenti shqiptar Bajram Begaj, nesër (e mërkurë) do të nis konsultimet për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të vitit 2025, me partitë politike.

A2 CNN raporton se ai nesër do të presë në takim krerët e PR, PBDNJ, PDIU, LZHK, ndërsa të enjten përfaqësues nga Partia e Lirisë.

Konsultat me dy partitë kryesore, PS dhe PD, presidenti do t’i zhvillojë ditën e hënë, më 25 nëntor.

Më herët është raportuar se zgjedhjet parlamentare mund të mbahen mes dy të dielave të para të majit, pra më datë 4 ose 11 maj, por gjithësesi këto janë thjeshtë supozime.

Kjo pasi është presidenti do të caktojë datën e zgjedhjeve, pas konsultimeve me faktorët politikë në vend.