Ballina Kosovë Gruaja denoncon se bashkëshorti i saj nuk mori trajtimin e duhur, nisin...

Gruaja denoncon se bashkëshorti i saj nuk mori trajtimin e duhur, nisin hetimet ndaj mjekëve të spitalit

41
0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur hetim në Gjakovë, pasi një grua u ankua se bashkëshorti i saj nuk është trajtuar si duhet në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Në raportin policor thuhet se burri është me probleme mendore dhe është hospitalizuar prej disa ditësh.

Autoritetet po e hetojnë rastin si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

“Rr. Dëshmorët e Lirisë, Gjakovë 18.11.2024-07:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj – me probleme mendore, i cili prej disa ditësh  ishte i hospitalizuar në Spitalin Rajonal Prizren,  nuk është trajtuar si duhet nga ekipi mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.