Ballina Kulturë Mozaiku i Tiranës, rifiniturat e fundit për ta sjellë në vëmendjen e...

Mozaiku i Tiranës, rifiniturat e fundit për ta sjellë në vëmendjen e vizitorëve

94
0

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Tiranë ndau në rrjetet sociale pamje nga punimet në Mozaikun e Tiranës.

“Thesari arkeologjik po merr jetë falë ndërhyrjes restauruese, për ta sjellë sërish në vëmendje të vizitorëve”, shkroi DRTK Tiranë.

Aktualisht janë drejt përfundimit rifiniturat e fundit të objektit dhe organizimi është i tillë që të mos cenojë në asnjë moment gjendjen dhe jetëgjatësinë e objekteve arkeologjike.

Mozaiku i Tiranës është një monument arkeologjik me rëndësi të madhe historike dhe artistike. Ai daton nga periudha e shekullit të III-IV pas Krishtit dhe është një nga dëshmitë e rralla të ekzistencës së një vile romake ose ndërtese të ngjashme në atë kohë, në zonën e Tiranës.