Ballina Politika “Nuk i kam kërkuar takim Ilir Metës” – Monika Kryemadhi: Marrëdhënia bashkëshortore...

“Nuk i kam kërkuar takim Ilir Metës” – Monika Kryemadhi: Marrëdhënia bashkëshortore ka mbaruar

108
0

Monika Kryemadhi u shpreh për gazetarët pas daljes nga seanca e Apelit të GJKKO-së se nuk i ka kërkuar takim Ilir Metës.

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin e shkallës së parë për të dy, teksa Kryemadhi tha se mediat e nxjerrin lajmin se ka kërkuar takim për klikime.

“Unë nuk i kam kërkuar takim Ilir Meta. Marrëdhënia bashkëshortore ka mbaruar. Të njëjtin lajm e hedhin disa herë për klikime.

Në marrëdhënie me fëmijët, janë të rritur tashmë, nuk ka arsye të bëjnë ndarje mes nënës dhe babait.

Nuk janë ndryshe nga fëmijët e tjerë. Do e kalojnë, do e përballojnë.

Do bëj disa kallëzime shumë të bukura për të gjithë”, tha ajo.