Ballina Aktualitet Pas vrasjes së Martin Canit/ Qytetarët lajmërojnë protestë të enjten, marshim drejt...

Pas vrasjes së Martin Canit/ Qytetarët lajmërojnë protestë të enjten, marshim drejt Ministrisë së Arsimit

36
0

Një marshim-protestë do të mbahet ditën e enjte, në orën 11:00, për të kërkuar drejtësi dhe masa më të forta sigurie në shkolla pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij në ambientet pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.

Marshimi do të nisë nga shkolla “Fan Noli” dhe do të përfundojë përpara Ministrisë së Arsimit.

Prindër, mësues dhe qytetarë janë ftuar të bashkohen nën moton: “Prindërit në protestë për jetën, sigurinë dhe arsimin e fëmijëve!”.

Prindërit dhe qytetarët nga reagimet, kanë kërkuar dhe kanë bërë thirrje që ngjarje të tilla të mos përsëriten, duke theksuar nevojën për masa urgjente që rrisin sigurinë dhe parandalojnë dhunën në shkolla.