Ballina Politika ”Rama e ka të sigurt mandatin e katërt”, Ngjela: PD s’ka vota...

”Rama e ka të sigurt mandatin e katërt”, Ngjela: PD s’ka vota pa ikur Berisha, është non grata

21
0

Avokati Spartak Ngjela komentoi protestën e thirrur sot nga opozita para Kuvendit, ndërsa do të diskutohet pr.buxheti për vitin 2025.

Mgjela tha në emisionin ‘Studio Live’ se protesta është një nocion i vjetër dhe se opozita nuk ka program elektoral.

“Është nocion i vjetër, s’ka lidhje me politikën moderne. Politika moderne nuk është protestë, është program.

Ç’më duhet protesta kundër partisë që është në pushtet. Njerëzit duan të dinë se këtë që e kenë marrë sot kaq lek, sa do e marrin kur të vish ti në pushtet. S’kemi program.

Cili është programi ekonomik ose politiko-shoqëror ose demokratik, keni dëgjuar ndonjë gjë nga kryeministri, ose ky i vjetri që del në dritare. Për ca i do. Përse përfitojnë, se opinioni publik shqiptar nuk ka eksperiencën duhur për të zgjedhur”, tha Ngjela.

Ngjela thotë se Partia Socialiste e ka të sigurt fitoren në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe kjo sipas tij edhe për shkak të krizës në PD. Ndërkohë, që thekson se PD ka kryetar një non grata.

“Nuk kanë vota, pa ikur Saliu nuk kanë vota. Është non grata në Amerikë, pse e dëmton të djathtën, ik në shtëpi. Fajin e ka e djathta, e vetmja që mund të presim është po të dënohet çfarë do ndodhë. E po u dënua dhe vendimi mori formën e prerë, Kushtetua s’të lejon të merresh me politikë. Unë nuk mund të futem të interpretoj ose të parashikoj vendimin e gjykatës.

E ka të lehtë se e djathta është në krizë. Si mund të dalë një parti e djathtë në një vend demokratike, me aspiratë perëndimore, kur kryetari i saj është non grata në Amerikë. Të shohim se di do vazhdojë historia e politikës në Shqipëri, por në këtë gjendje që është e djathta socialistët e kanë të sigurt”, vijoi Ngjela.