Ballina Politika Të ndarë dhe në homazh/ Demokratët mbajnë 1 minutë heshtje për 14-vjeçarin...

Të ndarë dhe në homazh/ Demokratët mbajnë 1 minutë heshtje për 14-vjeçarin e vrarë pa PS

22
0

Mes debateve për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, Partia Demokratike propozoi sërish 1 minutë heshtje. Deputeti Asllan Dogjani tha se shteti kë dështuar në sigurinë e fëmijëve, por jo vetëm.

Kërkesës së PD nuk iu bashkua PS, ndërsa kryetarja Elisa Spiropali iu kërkoi që të mbanin 1 minutë heshtje në një moment tjetër kur në sallë të ishin gjithë deputetët.

Por deputetët demokratë u ngritën në këmbë për 1 minutë heshtje.

Asllan Dogjani: Siç jemi njohur ndërkohë që flasim për buxhetin, dje një fëmijë u vra me thikë pranë shkollës Fan Noli. Një fëmijë i cili ishte i talentuar, futbollist, vazhdonte edhe shkollën. Prindërit e rritën deri në moshën 14 vjeç, por sot ai nuk jeton më për shkak se ka dështuar shteti në sigurinë e fëmijëve nëpër shkolla dhe jo vetëm. Do i propozoj Kuvendit 1 minutë heshtje.

Elisa Spiropali: Dogjani kjo është një ngjarje shumë e rëndë dhe tragjike për t’u trajtuar me këtë lehtësi në këtë kërkesë për procedurë. Duhet të bisedojmë në rast se vendoset për një kohë të përshtatshme. Mund të uleni, se këtu nuk janë deputetët dhe do ishte mungesë respekti për viktimën dhe familje, Mos ta përdorim për politikë të ditës, të gjejmë një kohë të përshtatshme. Duhet të gjejmë kohën kur janë deputetë. Të bëjmë thirrje që të jenë edhe deputetët.