Ballina Aktualitet Arbana: Në bashkinë e Shijakut të pranishëm përfaqësues të Ambasadës zviceriane dhe...

Arbana: Në bashkinë e Shijakut të pranishëm përfaqësues të Ambasadës zviceriane dhe shtetit zvicerian

14
0

Bashkia e Shijakut ishte model në menaxhimin e situatës së fatkeqësisë natyrore të tërmetit të 2019, ku fitoi çmimin e parë në Praktikat e mira. Jam shumë mirënjohës që Kryeministri Rama na ka mbështetur gjatë gjithë procesit të rindërtimit, për të na sjellë një shprese të re për familjet që humbën shtëpinë. Jam shumë mirënjohës ndaj donatorëve të Qeverisë Zvicerane, e cila disbursoi rreth 1.45 milion franga zvicerane si “kontribut i butë”, pjesë e Planit të Rimëkëmbjes së Qeverisë Shqiptare nga tërmeti i 26 nëntorit.  Bashkia e Shijakut ka ilustruar me vidio dhe foto çdo banese të dëmtuar dhe kemi dalë  në terren per t’i parë mbas 4 vitesh. Më vjen mirë që praktikën e ndjekur nga bashkia e Shijakut e morën si model për ta aplikuar në të gjitha bashkitë.  Jam i bindur që marrëdhënia e mirë e bashkëpunimit do të vijojë edhe më tej, si vazhdimësi e marrëdhënieve diplomatike 🇦🇱 Shqipëri – Zvicër