Ballina Rajoni Çfarë po ndodh? Politikani i njohur “plas” bombën: Ali Ahmeti do të...

Çfarë po ndodh? Politikani i njohur “plas” bombën: Ali Ahmeti do të arrestohet për disa ditë

12
0

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka bërë sot një deklaratë për ‘PortaliX’, duke thënë se Ali Ahmeti do të arrestohet për disa ditë.

Ka qenë gazetari Furkan Saliu, i cili e ka bërë të ditur këtë deklaratë, përmes një videoje të publikuar në profilin e tij në Facebook.

Sipas Saliut, Kostovski nuk është ndalur me akuza as ndaj portalit në fjalë.

Njoftimi i plotë i gazetarit Saliu:

Kur pushteti flet për destabilizim, përgjigjet duhet ti kërkoni tek kryetari i Komunës së #Butelit, Darko #Kostovski e jo te #BDI.

E kërkuam për ta intervistuar për partizimin, familjarizimin e Federatës së Taekëondos, e ai sapo zbriti nga vetura na tha:

“Do e shihni për disa ditë kur do ta arrestojmë Ali Ahmetin.”

Një kryetar i komunës kaq i informuar për procese gjyqësore… Fakt që duhet të na brengosë.

Duke qenë i mbështetur për muri, ai vazhdoi me akuzat ndaj ekipit të PortaliX, duke na akuzuar se ne hamë darka me Ali #Ahmetindhe Zoran #Zaevin.

Sigurisht që këto pohime duhet ti dëshmojë në gjykatë.

Por akuzat si këto nuk na bëhet vonë. Na brengos mentaliteti i Darko Kostovskit.

“Kjo nuk është Kosovë, ka rend dhe nuk mund të bëni çfarë të doni” – na tha Darko. Duke shpjeguar se si funksionon federata.

Sjellja e tij është gjë që duhet të na brengos të gjithë neve që jetojmë në këtë komunë e që jemi pak më të ndryshëm se Kryetari i Komunës së Butelit.

A po, materialin e plotë do ta shihni sonte në #PortaliX.