Ballina Aktualitet Djali Flutura Konit, goca tezes Monika Kryemadhit, arrestohet se regjistroi pronë me...

Djali Flutura Konit, goca tezes Monika Kryemadhit, arrestohet se regjistroi pronë me dokumente false. Po kush ështe pas tij?

90
0

Policia e Durrësit ka vënë në pranga Ardian Konën, ish-drejtues i ASHK së Durrësit në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone me dokumente false. Ndaj tij si dhe ndaj tre zyrtarëve të tjerë rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

Masa e sigurisë i është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.

“Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e 3 shtetasve për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht:

B. Z., 42 vjeç, banues në Durrës dhe L. D., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, njofton policia/ vijon