Ballina Aktualitet Rriten ndjeshëm rastet e dhunës ndaj fëmijëve, të vegjlit nisin marshimin në...

Rriten ndjeshëm rastet e dhunës ndaj fëmijëve, të vegjlit nisin marshimin në Korçë

12
0

Në qytetin e Korçës, rastet e dhunës ndaj fëmijëve janë në rritje, me më shumë se 45 raste të regjistruara vetëm këtë vit, sipas drejtoreshës së shërbimit social të bashkisë.

Për të sensibilizuar opinionin publik, një marshim simbolik u organizua në pedonalen e qytetit me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, duke apeluar për ndalimin e dhunës ndaj fëmijëve.

Vasilika Nola, specialistja e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, theksoi se abuzimi ndaj fëmijëve është i shumëllojshëm, duke përfshirë dhunë fizike, emocionale dhe seksuale.

Specialistët gjithashtu theksuan ndikimin e rrjeteve sociale, të cilat kanë kontribuar në rritjen e dhunës dhe abuzimeve ndaj grupeve të rinj, duke krijuar mundësi të reja për shfrytëzim dhe dëmtim psikologjik të fëmijëve.