Ballina Editorial Shqipëria, vendi ku krimi të gjen me shpejt se shteti

Shqipëria, vendi ku krimi të gjen me shpejt se shteti

14
0

Nga Namir Lapardhaja

Jetojmë në një vend që:

policia në vend të mbrojë, të ‘shet’ tek ata që ke denoncuar;

më shpejt të gjen krimi se sa rendi;

përpara se të ekzekutohesh, je në shoqërinë e policëve, ndonëse prej muajsh je i shpallur në kërkim;

je person me rrezikshmëri të lartë, por si shofer të shërben një oficer policie;

shefi i rendit paguhet nga prishësit e rendit;

shefi i antidrogës ‘koet’ nga lekët e drogës;

shefi i komisariatit paguhet me rrogë nga bota e krimit;

drejtuesi i krimit ekonomik s’heton se e thërret drejtuesi politik i qarkut dhe e akuzon se po godet pushtetin që të ka emëruar në punë;

emri i drejtorit të ri të policisë vendore të bëhet i ditur nga ‘të fortët’ nëpër tavolina përpara emërimit zyrtar.

Jetojmë në Shqipëri!