Ballina Sport Zyrtare/ UEFA me dorë të fortë, Kosova humbet 3-0 ndeshjen e ndërprerë...

Zyrtare/ UEFA me dorë të fortë, Kosova humbet 3-0 ndeshjen e ndërprerë në Bukuresht! Rumania gjobë 128 mijë euro dhe një ndeshje pa tifozë

57
0

UEFA e ka marrë sot vendimin për ndeshjen e ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht. Shtëpia e futbollit evropian vendosi që këtë ndeshje ta regjistrojë me rezultat zyrtar 3-0 për rumunët pas mbledhjes së Komisionit Disiplinor të saj.

Federata Rumune e Futbollit u gjobit me 128 mijë euro dhe me një ndeshje pa praninë e shikuesve si vendëse për shkak të thirrjeve raciste apo diskriminuese të tifozëve të saj. 6 mijë euro gjobë për Federatën e Kosovës.