Ballina Politika PD refuzon Presidentin/ Noka dhe Bardhi: Nuk marrim pjesë në farsë! Data...

PD refuzon Presidentin/ Noka dhe Bardhi: Nuk marrim pjesë në farsë! Data e zgjedhjeve është caktuar nga Taulant Balla, Begaj vetëm i vë vulën

7
0

Demokrati Flamur Noka thotë për Top Channel se PD nuk do të marrë pjesë në atë që e ka quajtur farsë për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare 2025. “Ne jemi opozita e vendit dhe nuk mund të marrim pjesë në farsa. Data është caktuar. E ka shpallur Taulanti para tre muajsh. Me këtë paracaktim Presidenti i bie të jetë jo mëkëmbësi  i Rames, por i Taulantit.”, tha Noka. Ndërsa kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi thotë se kryemnistri Edi Rama dhe Taulant Balla e kanë caktuar datën e zgjedhjeve. “Tashmë Rama-Balla e kanë caktuar datën e zgjedhjeve dhe Presidenti pritet vetëm të nënshkruajë e të vulosë vullnetin e partisë në pushtet. Farsa e gjoja konsultimeve me parti politike dhe madje edhe me individë pa parti, është një akt i shëmtuar që meriton vetëm të përbuzet.”, shprehet Bardhi.