Ballina Aktualitet Reshjet e shiut dëmtojnë çatinë e spitalit në Pukë, dalin jashtë funksionit...

Reshjet e shiut dëmtojnë çatinë e spitalit në Pukë, dalin jashtë funksionit Pediatria dhe Patologjia. Mungesë energjie, probleme dhe në infrastrukturën rrugore

10
0

Rrebeshi i shirave dhe erërat gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm ka sjellë disa probleme në rrethin e Pukës.

Reshjet kanë dëmtuar çatinë e spitalit të Pukës, çka ka bërë që pavioni i Patologjisë dhe Pediatrisë të dalin jashtë funksionit pas dëmtimit të çatisë.

Në disa rrugë nacionale ka rrëshqitje inertesh dhe në akset rurale ka dëmtime të mëdha. Po kështu energjia elektrike në Pukë mungon që prej pasdites se një dite më parë.