Gjykata Kushtetuese quajti si të ligjshëm masën e parë të SPAK ndaj Sali Berishës atë me ‘detyrim paraqitje’, duke theksuar se nuk ishte nevoja për leje nga Kuvendi.
Debati për këtë vendim u ndez në një emision televiziv, Hazgan Haklajn dhe avokatin Edmond Petraj. Basha theksoi edhe një herë për Arbër Hitajn, akuzat e Metës për gjyqtarët e Kushtetueses, se janë noterizuar tek Lana.
‘Gjykata Kushtetuese mandatet i ka noterizuar tek Lana. Dhe shkojmë tek vendimet që nuk i zbaton aq qeveria. Vendimin për Xhaçkën nuk e merr parasysh parlamenti. Nuk jam për kundërshtim të institucioneve ligjzbatuese. Por për individ që shpërdorojnë detyrën dhe besimin e qytetarëve të republikës.’
Avokati Petraj shpjegoi pse Kushtetuesja mori këtë vendim.
‘Këtu gjykohet çdo gjykatë kur nuk i vjen përshtat çdokujt. Interpretimi i gjykatës ka thënë që po SPAK ka vepruar drejtë se nuk është hequr liria. SPAK pasi bëri kërkesën në gjykatë nuk e quajti me vend ti bënte kërkesë parlamentit. Logjikisht nuk i drejtohesh Kuvendit. Për çfarë do i vinte parlamentit. Edhe pse në masën detyrim paraqitje do e gëzonte lirinë. Me vendimin e dytë, është se shkeli vendimin e parë. Fillon tjetër procedim penal. SPAK nuk e ka vlerësuar në thirrjen e tij si i pandehur. Ka shkelur vendimin e gjykatës.’
Ndërsa Haklaj theksoi se Meta dhe Berisha ka qenë pjesa më e dhunshme në Shqipëri. Gjykata Kushtetuese mori vendim 8 me 0 ndaj Berishës dhe sipas tij është e drejtë që për detyrimin me paraqitje nuk kërkohet autorizim.
‘Vendimi i GJK është unanim, 8 me 0. Pranoi njërën pjesë dhe e quajti arrestimin e ligjshëm. Dje akuzoi dhe Ivi Kason i mungon kultura kushtetuese, sepse Berisha dhe Rithemelimi ndodhen në këtë situatë pasi nuk zbatuan vendimin e gjykatës. Leja nga parlamenti kërkohet në kontrollin personal, arrest në burg të deputetit dhe arrest në burg. Detyrim paraqitje nuk kërkohet autorizim.’
‘Njeriu më i dhunshëm është Ilir Meta. Ai mbahet mend gjatë që ka dhënë urdhër për hedhjen e granatave në vitin 2000 28 nëntor në Tropojë. Ka arrestuar në mënyrë të dhunshme zotërinë që ke në studio. Protestuan gjithë institucionet e të drejtave të njeriut. Më arrestoi duke shkelur ligjet e shtetit.’
Haklaj shton se Meta së fundmi ka humbur burrërinë.
‘Meta humbi burrërinë. Më ktheni pasaportën tha dhe nuk iki jashtë shtetit.’
Sakaq, Basha thotë se Meta është super i frymëzuar sot më shumë se kurrë.
‘Është super i frymëzuar. Më i motivuar se kurrë, më i angazhuar se kurrë për tu përballur dhëmbë më dhëmbë me këtë bandë kriminale.’