Një aksident ka ndodhur sot në afërsi të fshatit Lapardha, Vlorë.
Një makinë tip Toyota ka humbur kontrollin si pasojë e lagështirës dhe ka dalë nga rruga.
Raportohet se drejtuesi i mjetit ka marrë disa plagë dhe është dërguar në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet policia për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.