Ballina Politika Berisha prezanton strategjinë e re të PD, ndërhyrje të fuqishme në menaxhimin...

Berisha prezanton strategjinë e re të PD, ndërhyrje të fuqishme në menaxhimin e pasurive publike

7
0

Kreu i PD-së Sali Berisha ka shpallur sot ndryshimin në programin e PD-së që ka të bëjë me një ndërhyrje të fuqishme, një përmbysje të vërtetë në shpërndarjen e të ardhurave dhe pasurive publike në Shqipëri.

Berisha tha se ajo që PD dhe qeveria e saj ka në dorë, të përmbysë skemën e deritanishme të shpërndarjes së të ardhurave dhe pasurisë publike në mënyrë që shqiptarët në vendin e tyre të kenë një jetë normale pavarësisht nga aktiviteti i tyre.

“Sot jam para jush për të shpallur publikisht para shqiptarëve një ndryshim rrënjësor në programin e PD-së. Ky ndryshim rrënjësor i programit të PD-së parashikon një ndërhyrje të fuqishme, një përmbysje të vërtetë në shpërndarjen e të ardhurave dhe pasurive publike në Shqipëri.

Të dashur qytetarë shoqëria shqiptare sot është e ndarë me një hendek të tmerrshëm midis një pakice që pasurohet në mënyrë të papërmbajtur dhe pothuaj një shumice tjetër që varfërohet frikshëm gjithnjë e më shumë.

Parti e iniciativës së lirë, nuk beson kurrë PD se duke luftuar iniciativën e lirë mund të luftojë varfërinë, por ajo që PD dhe qeveria e saj ka në dorë, të përmbysë skemën e deritanishme të shpërndarjes së të ardhurave dhe pasurisë publike në mënyrë që shqiptarët në vendin e tyre të kenë një jetë normale pavarësisht nga aktiviteti i tyre.

Sot Shqipëria është vendi me përqindjen më të lartë në Europë dhe ndër më të lartat në botë të varfërisë së popullatës, por edhe të mjerimit të cilat nga një shpërndarje çnjerëzore e të ardhurave , nga plaçkitja masive e tyre dhe burimeve natyrore ka arritur qe varfëria e skajshme të rritet nga 1.04 në 3.4 % dhe varfëria relative të kalojë në 46% dhe kjo është një sirenë alarmi, klithme që buçet pothuaj në gjysmën e vatrave shqiptare”, tha Berisha.