Ballina Sport Botërori i shumëdëshiruar është në prag të derës

Botërori i shumëdëshiruar është në prag të derës

0
13

Botërori i shumëdëshiruar është në prag të derës. Aventura e Shqipërisë në Nations League nuk shkoi ashtu siç duhet dhe tani përsëri shanset për t’u kualifikuar në Botëror kalojnë nga grupet kualifikuese.

Kombëtarja kishte çdo mundësi të kapte vendin e parë dhe të mund të luftonte për idenë e një kulaifikimi nga Liga e Kombeve. Kjo biletë u dogj dhe si gjithmonë grupi do të jetë rruga tradicionale e Kombëtares shqiptare për të kërkuar një vend në eventin e 2026.

Do të jenë 12 grupe në total me nga 4 ose 5 skuadra maksimumi. Nëse skuadra e Sylvinhos do të jetë e shortuar me 5 kundërshtarë, edicioni fillon më herët.

Kjo sepse janë 2 takime më shumë për t’u zhvilluar. Nëse fati i cakton kuqezinjve 4 ekipe, atëherë tekniku brazilian ka boll kohë të përgatis terrenin.

Sigurisht, stafi i Kombëtares dëshiron sa më pak rivalë në grup. Jo vetëm prej kohës në dispozicion për t’u përgatitur, por edhe sepse shtohet një shans më shumë.

Fakt interesant është edhe se kur u kualifikua në Euro 2016, Shqipëria ishte e ndodhur në një grup me më pak skuadra se zakonisht.