Ballina Europë Dënohet me 4 vjet burg djali i ish-ministres së Drejtësisë, ja akuzat...

Dënohet me 4 vjet burg djali i ish-ministres së Drejtësisë, ja akuzat që rëndojnë mbi të

0
6

Sami G., djali i ish-ministres së Drejtësisë së Belgjikës, Laurette Onkelinx, u shpall fajtor këtë të enjte, dhe u dënua me 4 vjet heqje lirie, për një vjedhje me dhunë, që ndodhi në Roosdaal në nëntor 2021.

Vepra penale daton në datën 4 nëntor 2021. Atë ditë, Sami G. shoqërohej nga Armany M. Të maskuar si postier dhe të armatosur me levë, ata shkuan në shtëpinë e një “tregtari” droge, të quajtur Enzo. Në atë kohë, “tregtari” i kishte një borxh prej 1300 euro të dashurës së Sami G. Dhe dyshja e hajdutëve kishte për qëllim rikuperimin e parave.
Enzo nuk ishte i pranishëm në shtëpi, por ka qenë partnerja e tij që ka hapur derën. Të armatosur me leva, Sami. G, dhe bashkëpunëtori i tij, pasi dhunuan partneren e Enzos, u larguan nga banesa me çanta të mbushura me sende luksi. Ata shpresonin të rikuperonin rreth 150,000 euro nga vjedhja.

Gjykata penale e Brukselit dënoi Sami G. dhe Armany M. me nga 4 vjet burg, dhe Maïra C, e dashura e Sami.G, me shërbim prove.