Erërat e forta kanë shkaktuar probleme në Durrës. Për pasojë, disa palma janë thyer në rrugën “Tregtare” të qytetit, të cilat kanë shkaktuar dëme materiale.
Nuk raportohen dëmtime në njerëz, por vetëm dëme në fasadat e bizneseve që gjenden buzë rrugës. Prej dy ditësh rajoni i Durrësit është përfshirë nga erëra të forta me shpejtësi 25-40 metër në sekondë.
Po ashtu si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në Durrës, disa nga rrugët e qytetit janë përmbytur, sidomos kryqëzimi pranë stadiumit në lagjen 18-të