Në një postim në rrjetet sociale kryetari i bashkisë Shijak, Z.Elton Arbana ka treguar mbi investimet e reja që po bëhen dhe janë prioritet për infrastrukturën rrugore të Shijakut.
Ai thekson se falë Kryeministrit Rama, Qeverisë shqiptare dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit do të asfaltojnë akse rrugore në gjithë zonën e bashkisë Shijak:
“Do të fillojë asfaltimi i “Katër Rrugëve” Shijak.
🔸️Fshatrat Bilalas, Karreç.
🔸️Kanë filluar punimet në Njësinë Administrative Gjepalaj, fshati Hardhishtë.
🔸️Në lagjen e Rramillve dhe Grecëve.
🔸️Tani nis dhe lagja Terzie.
🔸️Fshatrat: Eminas, Çizmeli, Likesh, Shahinaj, Kënetë.
🔸️Kanë filluar punimet për asfaltimin në Njesinë Administrative Xhafzotaj te kalçeto.
🔸️Te lagja e Hoxhëve afër Filantos ka nisur puna.
Me mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep Kryeministri Rama dhe qeveria të gjithë shijakasve, do të kemi një infrastrukturë rrugore të re, sidomos për disa akse, ku nuk është ndërhyrë për 30 vite.
Me sistemimin e rrugëve të fshatrave ne nxisim potencialin që ato kanë për zhvillimin e agroturizmit.”- shkruan Arbana.