Ballina Kronika Kush e ndihmoi autorin që vrau Martin Canin të largohej? Policia sekuestron...

Kush e ndihmoi autorin që vrau Martin Canin të largohej? Policia sekuestron kamerat e sigurisë në vendngjarje

0
8

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë ku 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë gjatë një konflikti me bashkëmoshatarin Mario Prelleshaj. Bëhet e ditur se grupi hetimor është rikthyer ditën e djeshme në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën, ku dyshohet se autori është larguar me vrap me shokët dhe kushërinjtë e tij. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë pasi dyshohet se ka pasur persona të tjerë që kanë marrë autorin dhe e kanë larguar nga vendngjarja.

Vrasja tragjike e adoleshentit ndodhi 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet. Pas një konflikti mes adoleshentëve, mbeti i vrarë Martin Cani dhe u plagos shoku i tij, gjë që ngriti alarmin e sigurisë në shkolla. Aktualisht autori Mario Perlleshi ndodhet ende në spital pasi dhe ai u plagos gjatë sherrit, aty ku pritet t’i komunikohet sot edhe masa e sigurisë.