Erërat e forta kanë goditur Stambollin që nga e enjtja e djeshme (21/11). Gjithashtu moti i keq dhe erërat të forta kanë shkaktuar kaos dhe përmbytje në vend. Siç raportohet avionët të enjten nuk ishin në gjendje të uleshin dhe po qarkullonin mbi aeroporte.
Gjithashtu era e fortë ka paralizuar trafikun ajror, sipas mediave turke janë anuluar 10 % e fluturimeve të planifikuara në Stamboll. Ndërkohë stuhia ka penguar edhe lëvizjen e anijeve të pasagjerëve, dhe në disa porte ka pasur anulime.
Po ashtu lëvizja e anijeve të pasagjerëve dhe catamaranëve është anuluar midis porteve evropiane dhe aziatike të Stambollit dhe Ishujve të Princave dhe në drejtim të Bursës. Dy anije mallrash të ankoruara në Detin Marmara pranë Kartalit në bregdetin aziatik u rrëmbyen nga era dhe u përplasën.
Gjithashtu valë gjigante mbi dy metra të larta në Detin Marmara përmbytën brigjet në anën evropiane të Stambollit. Shërbimi meteorologjik njoftoi se dukuritë ekstreme të motit do të vazhdojnë edhe nesër, ndërsa pritet të intensifikohen me ulje të ndjeshme të temperaturës me 6 deri në 7 gradë krahasuar me ditët e mëparshme.