Gazetari Mariglen Kume, i ftuar në një studio televizive, tha se deputetët e PS-së pavarësisht se nuk dalin në media, janë aktivë në zonat që përfaqësojnë në takimet me njerëzit.
Nga ana tjetër, Kume thotë se deputetët e opozitës duhet t’i lutesh për të trajtuar një çështje apo një problem.
“Deputetët e opozitës i bëjnë fundjavat e gjata. I marrin pushimet të premten dhe kthehen të hënën pasdite. Opozita refuzon, opozitës duhet t’i lutesh për çdo gjë për të trajtuar një çështje, një problem.
Nga PS-ja me të vërtetë ka njerëz anonimë, nuk dalin në media, por në takime me njerëzit janë aktiv në zonat e tyre.”
Sa i përket vendimit të Ramës për të hedhur në konsultim publik mbylljen ose jo të TikTok, Kume tha se nuk ka pasur takime për të dëgjuar grupet e interesit.
“Nuk ka pasur takime për të dëgjuar grupet e interesit.”