Ballina Editorial Pse priti deri në fund Berisha? Çfarë shpresonte?

Pse priti deri në fund Berisha? Çfarë shpresonte?

8
0

Nga Namir Lapardhaja

Si kurrë më parë, Berisha ka sulmuar një gjykatë pas dhënies së vendimit, dhe jo para saj.

Ndonëse relator ishte një gjyqtar i lidhur ngushtë me pushtetin e PS, i cili ka qenë shpeshherë target i sulmeve të Berishës, ky i fundit pak kohë më parë kërkoi heqjen nga trupi gjykues vetëm të një zonje që bashkëjeton me një deputet të dalë nga lista e PD, ndërkohë që prej kohësh kishte ndalur çdolloj sulmi ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Pse e bëri këtë Berisha?

Pse nuk kërkoi më parë heqjen nga trupa gjykuese të G. Ibrahimit, por u mjaftua vetëm me kërkesën ndaj zonjës Xhaferllari?

Pse Berisha nuk e sulmoi, siç e ka zakon, më parë dhënies së vendimit, por shpërtheu më pas, pavarësisht një lloj vendimi të ndërmjetëm për të?

Pse një analist i njohur i televizionit të tij u shpreh se ju kisha thënë që s’do kishte vendim tjetër?

Sepse është kaq e thjeshtë: Berisha ka pritur dhe shpresuar te pazari me Edi Ramën dhe me pushtetin, ashtu siç bëri për lirimin e të korruptuarëve, mbylljen e listave apo njohjen nga gjykata të tij si kreu i PD.

Problemi është se në këto kushte, të vetmit që i duhet Berisha në ‘lojë’ dhe mundësisht në fushatë, është Edi Rama, i cili e ka shumë më të thjeshtë me polarizimin e ligjërimit politik në “ne” dhe “ata”.

Mirëpo, me sa duket, pavarësisht se kanë shpresuar, drejtësia edhe kësaj radhe nuk i ka vajtur pas pretendimeve të politikës. Kështu që vazhdoni bjerini legenit se i bini bukur, por ‘shpëtim’ nga ajo që është nisur për ju, nuk do keni.