Ballina Kronika Vrau Martin Canin, u plagos dhe vetë/ Gjyqtarja dhe prokurori shkojnë në...

Vrau Martin Canin, u plagos dhe vetë/ Gjyqtarja dhe prokurori shkojnë në spital për zhvillimin e seancës ndaj autorit

27
0

Gjyqtarja dhe prokurori i çështjes për vrasjen e Martin Canit, kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në spitalin privat në kryeqytet, ku i mituri i dyshuar si autor i krimit, po merr ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve që ka marrë gjatë konfliktit me bashkëmoshatarin e tij, më 18 nëntor.

Sot (22 nëntor) do të zhvillohet në ambientet e këtij spitali seanca për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj të miturit, Mario Perlleshaj, i cili ndodhet prej ditës së ngjarjes i shtuar në këtë spital, për shkak se ka lënduar dorën. Ndaj të miturit është ngritur nga Prokuroria akuza e vrasjes në rrethana cilësuese.

Ndërkohë Policia e kishte referuar për akuzën e vrasjes me dashje 14-vjeçarin. Gjithashtu ndaj të miturit rëndon edhe akuza e mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Grupi hetimor është rikthyer ditën e djeshme në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, ku dyshohet se autori është larguar me vrap me shokët dhe kushërinjtë e tij. Kamerat janë sekuestruar pasi dyshohet se ka pasur persona të tjerë që kanë marrë autorin dhe e kanë larguar nga vendngjarja.