Tre shqiptarë janë dënuar në Agli pasi janë kapur në një “shtëpi bari”. Mediat vendase kanë raportuar se kjo ndërtesë e përshtatur për prodhimin e lëndëve narkotike të llojit kannabis, është zbuluar nga drone të policisë.
Teksa autoritetet kanë mbërritur në vendgjarje për të bërë të mundur dhe arrestimin e autorëve, ata kanë tentuar të arratisen duke përdorur disa shkallë për të hipur lart në çati, por janë pikasur nga dronët policorë dhe nuk kanë mundur t’i shpëtojnë prangave.
Këta persona janë Ronaldo Pasha, 24 vjeç, Elvis Shira, 33 vjeç dhe Bledar Zeqo, 40 vjeç, të cilët kanë deklaruar se ishin të detyruar për të punuar në këtë aktivitet të paligjshëm pasi ishin në borxh me perosnat që i kishin ndihmuar për tu futur në rrugë ilegale në Angli. Këta persona nuk kanë precedentë të mëparshme penale dhe janë dënuar nga shteti anglez me 45 muaj burg.
Në këtë ndërtesë polciia ka sekuestruar më shumë se 5000 bimë kannabisi të kultivuara në dhoma të përshtatura për rritjen e tyre ku vlera e tyre arrin deti në 2.8 milionë paund.