Stuhia “Bert” u ka marrë jetën tre shoferëve ne Britani, pasi moti i keq la shtëpitë pa energji elektrike, aeroportet u mbyllën dhe rrugët u përmbytën.
Më herët, një burrë 34-vjeçar në Shipley, West Yorkshire, u vra kur makina e tij, Renault Capture e tij blu u përplas me një mur si pasoje e akullit.
Më pas, një burrë rreth të 60-tave vdiq kur një pemë ra mbi Mercedesin e tij të zi E350. Në vendngjarje konfirmohet se ai ka vdekur.
Policia e Northamptonshire ka raportuar se një burrë vdiq në një përplasje me dy makina në A45 pranë Flore rreth orës 8:20 të mëngjesit të sotëm.
Aeroportet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë mbyllur dhe ndeshjet e futbollit janë anuluar pas reshjeve të borës, ndersa sinoptikanët paralajmërojnë se më e keqja e stuhisë Bert nuk ka ardhur ende.
Erërat me shpejtësi 70 mph po godasin zonat bregdetare dhe shkrirja e borës dhe shiut të dendur po shkaktojnë përmbytje.
National Grid tha se 4,000 shtëpi në rajonin e Midlands, ne Angline jugperëndimore dhe Uellsin jugor janë pa energji elektrike.
Stuhia është përshkruar si një ngjarje e rrezikshme me borën që pasohet nga ajri i ngrohtë që lëviz drejt veriut – duke sjellë erëra të forta.
Ross Easton, i Shoqatës së Rrjeteve të Energjisë tha: ‘Sinoptikanët po e përshkruajnë këtë si një “ngjarje me shumë rrezik” me motin më të keq që ende nuk ka mbërritur, dhe kështu anëtarët tanë dhe ekipet e qendrave të kontaktit janë në dispozicion.’
Disa ura kane pasur probleme ne kalueshmeri dhe jane mbyllur.
Situate kaosi u raportua në aeroportin e Newcastle pasi disa fluturime në hyrje u devijuan në Belfast dhe Edinburgh ndërsa ekipi i pastrimit te borës u përpoq të minimizonte ndërprerjet.
Pasagjeret shpërndanë imazhe që tregojnë pista të mbuluara me borë në aeroportin e Newcastle dhe Yorkshire, ku disa madje që pretendojnë se ka ‘shtatë orë plus vonesa’.
Gjashtë paralajmërime për motin mbeten në fuqi. Më në jug, shirat e dendur po godasin Anglinë.
Medterologet parashikojne se reshjet e dendura të shiut të zhvillohen gjatë natës dhe të dielën për Anglinë jugperëndimore dhe jugore, duke u shtrirë nga Oksfordi në Truro.